Peja po tregohet gjithnjë e më frukshme për rivalët, sonte në udhëtim ndaj Ferizajt.
Në një ndeshje tejet interesante dhe me shumë rivalitet, Peja arriti të fitojë me rezultat të ngushtë 3:2 (25:20, 19:25, 23-25, 25:12, 15:12) ndaj Ferizajt.
Peja ka marrë 2 pikë të vlefshme që e ngjitin në krye të tabelës me 16 pikë, një më shumë se Drita.
“Fitore e jashtëzakonshme në Ferizaj, aty ku skuadra jonë e tëra me lojtarë vendorë, triumfoj ndaj kampionit në fuqi me shumë përforcime nga jashtë.
Kjo tregon shumë për shpirtin luftarak që po ndërtojmë si skuadër”, thuhet nga KV Peja.
Gara për kreun e tabelës po bëhet gjithnjë e më emocionuese në këtë edicion të Superligës A.