E pezulluan dhe i kërkuan testin e gjinisë, volejbollistja e Dinamos “shpërthen”

Volejboll

E pezulluan dhe i kërkuan testin e gjinisë, volejbollistja e Dinamos “shpërthen”

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 11:06
Nayara Ferreira në mes

Volejbollisja e Dinamos, Nayara Ferreira ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Voljebollit për pezullimin e saj dhe testin e gjinisë që i është kërkuar të bëjë.

Një procedurë e padëgjuar më parë, e cila ka shkaktuar një trysni të madhe të sportistja për shkka të diskriminimit të media dhe rrjetet sociale.

Ferriera ka postuar një “Insta-Story” një njoftim të Federatës mbi situatën e saj, ndërsa i akuzon ata se po fshijnë të vërtetën e dhënë në komente.

Diçcka e tillë cilësohet si gabim, pasi ata po fshijnë komentet, ndërsa pyet se nga çfarë kanë frikë që po e bëjnë diçka të tillë.

“Po fshijnë çdo koment që thotë të vërtetën.

Në vend që të shpjegojnë ose të tregojnë prova, thjesht i heshtin të gjithë. Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, pse të fshish gjithçka? Nga çfarë ke kaq shumë frikë?”, ka shkruar braziliania.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat