Fer Volley me paraqitje të mirë në Zvicër, por pësojnë humbje

Volejboll

Fer Volley me paraqitje të mirë në Zvicër, por pësojnë humbje

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 22:56
Fer Volley

Volejbollistet e Fer Volley pësuan humbje me rezultat 3:1 (25:15, 22:25, 25:18, 25:15) nga ekipi zviceran Dudingen, në ndeshjen e 32-tës së finales së Kupës  Evropiane. 

Përkundër humbjes, vashat e Fer Volleyt nga Ferizaj lanë përshtypje të mirë në Zvicër. 

Në setin e dytë treguan lojë shumë të mirë, duke fituar me 25:22 dhe barazuar rezultatin 1:1.

Megjithatë dy setet e fundit ishin në favor të vendasve, të cilët zotëruan përballjen dhe arritën fitore me 3:1.

Fer Volley do të orvatet që në ndeshjen e kthimit të bëjë më të mirën, të paktën të përmbysin këtë disfatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat