Volejbollistja e talentuar e Kosovës, Megi Bislimi, është heroinë e ndeshjes mes Havran Bld - Eczacibasi 2.
Ekipi i Eczacibasi ngadhënjeu me rezultat 3:2 (22:25, 22:25, 25:22, 231:29, 15:9) në konak të Havran Bld, në ndeshjen e javës së 4-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Dramë e madhe u zhvillua mes këtyre ekipeve, pasi që vendaset avancuan në sete me 2:0, por ndodhi përmbysja në tre setet e fundit, protagoniste Megi Bislimi.
Megi është vajza e ish volejbollistes Mimoza Shkodrës dhe ish volejbollistit Arben Bislimit.
Mimoza ka shkruar disa rreshta me krenari për vajzën e saj.
“Fëmija ynë, ylli që shkëlqen në qiellin e volejbollit turk!
Sot, me zemër plot krenari, dua të ndaj me ju lojën sot të Megit. Në një ndeshje që po dukej e pamundur, ku gjithçka po humbiste 2:0 në favor të kundërshtarit, ajo u ngrit mbi çdo vështirësi dhe dha më të mirën e saj duke kthyer humbjen në fitore 3:2. Me 30 pikë të fituara dhe një shpirt luftarak, ajo i riktheu shpresën ekipit dhe na tregoi se me zemër dhe përkushtim, asgjë nuk është e paarritshme.
Si prindër, ne e kemi parë që nga fëmijëria përkushtimin, lodhjen dhe ëndrrat e saj. Sot, ajo po bëhet ylli që kemi ëndërruar, dhe ndjehemi të bekuar që jemi pjesë e këtij rrugëtimi.
Megi nuk është vetëm e jona, ajo është krenaria e të gjithë shqiptarëve, një shembull që ëndrrat nuk kanë kufij kur i ndjek me zemër.
Faleminderit atyre që besojnë në të, sepse ajo po shkruan historinë e saj dhe e ardhmja i përket asaj!
Jemi me ty gjithmonë, vajza jonë e fortë dhe e bukur Megi!”,- ka shkruar Mimoza.