Zymeri në detyrë evropiane në Strumicë

Volejboll

Zymeri në detyrë evropiane në Strumicë

Më: 5 nëntor 2025 Në ora: 23:29
Pamje nga ndeshja

Në kuadër të CEV Volleyball Challenge Cup 2026 (femrat), gjyqtari ndërkombëtar Burim Zymeri ishte në detyrë si gjyqtar i parë në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë, ndërmjet skuadrave Nakovski Volej Strumica (Maqedonia e Veriut) dhe TJ Ostrava (Republika Çeke).

“Përballja përfundoi me rezultat 0:3 në të mirë të skuadrës çeke (15-25, 21-25, 15-25), duke reflektuar një ndeshje me ritëm të lartë dhe organizim të shkëlqyer.

Gjyqtari Zymeri menaxhoi me profesionalizëm dhe saktësi çdo moment të saj.

Ky angazhim përbën një tjetër dëshmi të vlerësimit që arbitrat nga Kosova po gëzojnë në garat evropiane të volejbollit”, njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat