Skuadra nga Drenica, Skenderaj, ka shënuar fitoren e katërt sezonale, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 3:0 (25:21, 25:13, 25:17), në ndeshjen e javës së tetë të elitës së volejbollit të Kosovës (femrat).
Skenderaj mbetet në Top-4 të tabelës.
Në anën tjetër, Vëllaznimi mbetet në fund të renditjes me 2 pikë, pas fitores vetme deri tash në elitë me rezultat 3:2.
Xhiro e tetë në Raiffeisen Superligën A të volejbollit te femrat, mbyllet me ndeshjen e sotme mes Fushë Kosovës e Ferizajt, e cila fillon nga ora 20:00 në Lipjan.