Fer Volley shënon 11 fitore radhazi

Volejboll

Fer Volley shënon 11 fitore radhazi

Më: 16 nëntor 2025 Në ora: 23:59
Fer Volley

Fer Volley nga Ferizaj ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke përmbysur disavantazhin fillestar dhe duke dominuar bindshëm në tre setet e fundit. 

Ferizaj ka fituar në udhëtim, me rezultat 1:3 (25:22, 11:25, 13:25, 16:25) ndaj Skenderajt, në takimin e javës së 11-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Pas një seti të parë të humbur, kampionet treguan forcën dhe stabilitetin që i karakterizon, duke rikthyer kontrollin e plotë të ndeshjes.

Me këtë triumf, Fer Volley vazhdon ta mbajë pozitën e parë në tabelë dhe të ruajë serinë mbresëlënëse të rezultateve pozitive. 

Skenderaj, me gjithë nisjen e mirë, nuk arriti të mbajë ritmin e kampioneve në vazhdim të lojës.

Fer Volley kryeson me 33 pikë e Skenderaj bie në vend të pestë me 18 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat