Fer Volley, finalisti i parë në Kupën e Federatës

Volejboll

Fer Volley, finalisti i parë në Kupën e Federatës

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 21:06
Fer Volley

Klubi i volejbollit Fer Volley siguron biletën për në finalen e Kupës së Federatës, pas një performance bindëse 3:1 (25:18, 25:8, 18:25, 25:23) ndaj Fushë Kosovës.

Dy setet e para treguan qartë forcën e kampioneve, që dominojnë me ritëm të lartë dhe lojë të sigurt.

Fushë Kosova reagoi në setin e tretë duke fituar me meritë, por Fer Volley riktheu kontrollin në setin e katërt dhe e mbylli ndeshjen me rezultat 3–1.

Me këtë triumf, Fer Volley bëhet finalisti i parë në konkurrencën e vajzave dhe pret fituesin e gjysmëfinales tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat