Ferizaj e fiton finalen dramatike të Kupës së Pavarësisë 2025

Volejboll

Ferizaj e fiton finalen dramatike të Kupës së Pavarësisë 2025

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 16:50
Ferizaj

Ferizaj është shpallur kampion i Kupës së Pavarësisë 2025 në volejboll, pas një superfinaleje dramatike 2:3 (28:30, 25:22, 17:25, 25:22, 13:15 ndaj Pejës, që u vendos vetëm pas pesë seteve të zjarrta.

Seti i parë ishte një maratonë e vërtetë, me dy skuadrat që luftuan për çdo pikë, por në fund Ferizaj u tregua më i ftohtë duke e mbyllur 30-28.

Peja reagoi menjëherë dhe e fitoi setin e dytë 25-22, duke rikthyer ekuilibrin.

Në setin e tretë, ferizajasit dominuan me ritëm më të lartë dhe lojë të disiplinuar, por Peja nuk u dorëzua dhe mori setin e katërt, duke e çuar ndeshjen në tie-break.

Seti i pestë ishte kulmi i emocioneve: Ferizaj mbajti epërsi të lehtë dhe, pas një fundi dramatik, triumfoi 15-13, duke ngritur trofeun e parë të këtij edicioni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat