Paravolejbolli në Kosovë rikthehet me ndeshjet e para të sezonit të ri

Volejboll

Paravolejbolli në Kosovë rikthehet me ndeshjet e para të sezonit të ri

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 21:07
Pamje

Këtë fundjavë ka filluar Kampionati i Kosovës në Paravolejboll, duke shënuar hapjen e një sezoni të ri garues dhe emocionues për skuadrat pjesëmarrëse.

Federata e Paravolejbollit e Kosovës i ka uruar të gjitha ekipet për angazhimin dhe përkushtimin e treguar dhe ka përgëzuar lojtarët për paraqitjet e para në këtë kampionat.

Ky sezon premton ndeshje të forta dhe rivalitet të madh, ndërsa ekipet do të luftojnë për titullin dhe vendet e para në tabelë.

Federata i uroi suksese të gjitha skuadrave dhe shpreson që tifozët të jenë pjesë e këtij sezoni emocionues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat