Kombëtarja e Malit të Zi U-18 në volejboll (meshkujt) nuk pati probleme me Kosovën, duke fituar me rezultat 3:0 (25:6, 25:17, 25:16) në raundin e dytë të Grupit A të turneut zonal BVA për kualifikueset e Kampionatit Evropian.
“Kosova nuk ishte aspak e fortë për ekipin malazez, veçanërisht në setin e parë. 6:0, pastaj 9:0, i lanë rivalët e tyre vetëm me gjashtë pikë”, shkruan media malazeze “Vijesti”.
“Në setin e tretë, Kosova e mbajti rezultatin 9:8, më pas ishte 16:9, pastaj 23:11, dhe më në fund Mali i Zi u relaksua pak për rezultatin përfundimtar 25:16.
Grupkoviq me 10 pikë ishte më efikasi në ekipin malazez, Vuk Ojdaniq dhe Filip Radiq realizuan nga shtatë secili”, shkruan mes të tjera.
Mali i Zi luan nesër (e hënë) në orën 18:00 kundër Rumanisë, ku fitorja e dërgon në vendin e parë në grup.
Mali I Zi – Kosova 3:0 (25:6, 25:17, 25:16)
Podgorica – SC “Verde”.
Shikues: 200.
Gjyqtarë: Kristijan Eduard Botezatu (Rumani) dhe Lubomir Petrov (Bullgari).
Mali i Zi: Marstijepoviq (libero), Obradoviq, Stanojeviq, Ojdaniq, Mujoviq (libero), Grupkoviq, A. Radiq, Kovaçeviq, Millosavljeviq, Knezheviq, Bozhoviq, Çelebiq,D. Radiq, Çeviq e Millosheviq. Trajner: Miljan Boshkoviq.
Kosova: Mavriqi, Visoka 2, Haxhikadria, Zeqiri, Krasniqi, Pajaziti, Kryeziu, Bojaj, Devaja, Neziri, Zora (libero) Dalipi (libero), Prelvukaj, Prokshi. Trajner: Darko Prebiraçeviq.