Klubi i volejbollit Pogradeci ka vazhduar serinë perfekte të rezultateve, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi pas triumfit 0:3 (14-25, 18-25, 16-25) ndaj Fushë Kosovës.
Skuadra e Pogradecit dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar ritmin në të tri setet dhe duke mos i lënë shumë hapësirë kundërshtareve për reagim.
Me këtë fitore, Pogradeci arrin kuotën e 12 pikëve pas pesë ndeshjeve, vetëm një më pak se Tirana që kryeson Grupin A.
Ky ekip e mban hapin në garë për vendin e parë në Ligën Gjergj Kastrioti.