Golden Eagle Theranda merr fitore të madhe në Prishtinë

Volejboll

Golden Eagle Theranda merr fitore të madhe në Prishtinë

Më: 31 janar 2026 Në ora: 20:41
Klubi i volejbollit Golden Eagle

Klubi i volejbollit Golden Eagle Theranda ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 0:3 (21:25, 13:25, 23:25) në ndeshjen e javës së 12-të të Raiffeisen Superliga A.

Suharekasit e nisën ndeshjen me lojë të disiplinuar dhe efikasitet në pikët vendimtare, duke fituar setin e parë 25-21. 

Dominimi u thellua në setin e dytë, ku Theranda ishte dukshëm superiore dhe e mbylli 25-13. Seti i tretë ishte më i luftuar, me Prishtinën që tentoi rikthimin, por Theranda ruajti qetësinë në fund dhe e fitoi 25-23.

Me këtë fitore, Golden Eagle Theranda bën një hap të madh drejt afrimit me zonën e top-4 skuadrave në elitë, duke mbajtur gjallë ambiciet për fazën vendimtare të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat