Ulpiana përforcohet me një lojtar nga shtetet e jashtme

Volejboll

Ulpiana përforcohet me një lojtar nga shtetet e jashtme

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2026 Në ora: 13:36
Noah Pak

Ekipi i Ulpianës së Lipjanit është përforcuar me volejbollistin Noah Pak.

Ulpiana i ka synimet e qarta për pjesën e dytë të kampionatit. 

“KV Ulpiana ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri për këtë sezon, Noah Pak, 23-vjeçar nga Neë York, SHBA.

Noah vjen me ambicie dhe energji të re, duke u bashkuar me Ulpianën me synimin kryesor për të ndihmuar klubin në rrugëtimin drejt inkuadrimit në Superligën A.

KV Ulpiana i uron mirëseardhje Noah Pak dhe shumë suksese në mbrojtjen e ngjyrave të qytetit tonë!”, njofton KV Ulpiana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat