Klubi i volejbollit Skënderbeu ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Dritës, duke triumfuar 1:3 (19-25, 25-23, 20-25, 21-25) në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Drita reagoi në të dytin për të barazuar rezultatin.
Megjithatë, Skënderbeu riktheu kontrollin në vazhdim, duke fituar dy setet e radhës dhe duke siguruar tri pikë të plota.
Me këtë fitore, Skënderbeu e afron diferencën me gjilanasit në vetëm pesë pikë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e tretë në renditje.