Luboteni futet në top 4-sh

Volejboll

Luboteni futet në top 4-sh

Më: 12 mars 2026 Në ora: 22:50
Klubi i volejbollit Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni ka shënuar fitore të rëndësishme në kryeqytet ndaj Prishtinës, duke triumfuar me rezultat 0:3 (13-25, 23-25, 19-25).

Skuadra nga Ferizaj dominoi në setin e parë 25-13, ndërsa në setin e dytë hasi më shumë rezistencë nga vendasit, por sërish e fitoi 25-23. 

Në setin e tretë, Luboteni ruajti kontrollin e lojës për ta mbyllur ndeshjen 25-19.

Me këtë fitore, Luboteni futet në top-4, dhe nëse arrin ta ruajë këtë pozitë deri në fund të fazës së rregullt, do të sigurojë pjesëmarrjen në play-off..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat