Janë luajtur ndeshjet e javës së 13-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll për femra. Spikat fitorja 3-2 e Pogradecit në “Fahrie Hoti“ ndaj Tiranës (25-10, 23-25, 22-25, 25-14, 15-8), duke qëndruar i pamposhtur në kampionat.
Të dyja skuadrat dhuruan një ndeshje me emocione, me bardheblutë që udhëhiqnin 2-1 me sete, por pa mundur dot të bënin hapin e madh. Në fund, pogradecaret arrijnë të rikuperojnë dhe triumfojnë në setin final.
Fitore të lehtë korri Teuta, që në fushën e saj mundi 3-0 Korabin e vendit të fundit (25-13, 25-19, 25-8). Humbja zbret përfundimisht Korabin në Kategorinë e Parë sezonin tjetër, ndërsa durrsaket janë ende në garë për fazën play off.
Surprizon Dinamo, që mundi 3-0 në Korcë ndaj Skënderbeut vendës (25-23, 25-23, 25-19), në një ndeshje të ekuilibruar, sidomos në dy setet e para. Dinamo konfirmohet si forca e dytë, duke lënë pas bardheblutë.
Fiton edhe Partizani, që pas një maratone mundi 3-2 Vllazninë në kryeqytet (23-25, 25-8, 23-25, 25-19, 15-7). Edhe pse mikeshat nga Shkodra shkuan dy herë në epërsi, po dy herë rikuperuan kryeqytetaset, që më parë dominuan në setin final.
Superliga-Meshkuj, javs e 13-të
Teuta – Korabi, 3-0
Tirana – Pogradeci, 2-3
Skënderbeu – Dinamo, 0-3
Partizani – Vllaznia, 3-2
renditja: Pogradeci 35 pikë, Dinamo 32 pikë, Tirana 31 pikë, Skënderbeu 20 pikë, Partizani 18 pikë, Teuta 10 pikë, Vllaznia 9 pikë, Korabi 0 pikë.