Ferizaj pëson humbje të thellë nga Peja

Volejboll

Ferizaj pëson humbje të thellë nga Peja

Më: 22 mars 2026 Në ora: 20:29
Peja

Derbi i javës në Superligën e volejbollit – meshkujt, i takoi Pejës, që shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat të pastër 0:3 (19-25, 21-25, 22-25).

Takimi ishte interesant në të tre setet, por pejanët treguan më shumë stabilitet në momentet vendimtare, duke i fituar 25-19, 25-21 dhe 25-22.

Kjo fitore e afron Pejën në vetëm një pikë diferencë, një javë para përfundimit të fazës së rregullt dhe nisjes së play-off-it, duke e bërë edhe më interesante garën për pozitën e parë.

Për Pejën kjo është fitorja e 15-të e sezonit, ndërsa për Ferizajn vjen humbja e dytë në këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat