Klubi i volejbollit Golden Eagle Theranda e ka mbyllur sezonin me fitore bindëse ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat 3:0 (25-12, 25-8, 25-6)
Skuadra nga Theranda dominoi plotësisht takimin, duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit dhe duke i fituar setet 25-12, 25-8 dhe 25-6.
Kjo është fitorja e 8-të e sezonit për Golden Eagle Therandën, që siguron mbijetesën në elitë, por mbetet jashtë katërshes që siguron play-off-in.
Në anën tjetër, për Vëllaznimin mbyllet aventura në Raiffeisen Superligën A, vetëm një vit pas rikthimit në elitën e volejbollit të Kosovës.