FVK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit

Volejboll

FVK nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit

Më: 8 prill 2026 Në ora: 11:55
Bahri Gjinovci e Blerim Gashani

Federata e Volejbollit e Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit, në kuadër të mbështetjes financiare prej gjashtë milionë e gjysmë eurosh që kjo ministri ka ndarë për 39 federata sportive.

Në emër të Federatës së Volejbollit të Kosovës, memorandumi u nënshkrua nga presidenti Bahri Gjinovci, së bashku me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani.

Ky memorandum konfirmon vazhdimin e mbështetjes institucionale për zhvillimin e volejbollit në Kosovë, ndërsa dëshmon edhe njëherë se volejbolli vazhdon të jetë me meritë në mesin e sporteve të kategorisë A, falë rezultateve, organizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndër vite.

Federata e Volejbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes kësaj mbështetjeje të vazhdojë rritjen e cilësisë së garave vendore, zhvillimin e gjeneratave të reja, si dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mëtejmë të volejbollit dhe forcimit të sportit në përgjithësi në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat