Kastrioti shpallet kampion i U-18

Volejboll

Kastrioti shpallet kampion i U-18

Më: 19 prill 2026 Në ora: 19:41
Kastrioti

Sot, në sallën e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë, u zhvilluan gjysmëfinalet dhe finalja e Play-Off-it në konkurrencën e vajzave U18, ku në fund titullin kampion e fitoi KV Kastrioti.

Në finalen e madhe, klubi i volejbollit Kastrioti mposhti KV Prishtina Elite me rezultat 3:1 (24-26, 25-15, 25-21, 25-13), pas një ndeshjeje ku skuadra kampione dominoi pas setit të parë.

Pas humbjes në setin e parë, vajzat e Kastriotit reaguan fuqishëm, duke kontrolluar plotësisht lojën në vazhdim dhe duke siguruar fitoren me tre sete radhazi për të ngritur trofeun e kampionit.

Medaljet për ekipet pjesëmarrëse u ndanë nga Gëzim Brahimi, anëtar i bordit të FVK-së dhe Fadil Lumi, Komesar i Garave në FVK.

Kupën për kapitenen e KV Kastrioti e dorëzoi Valon Nikqi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat