​Fer Volley kampion i Kosovës në volejboll

Volejboll

​Fer Volley kampion i Kosovës në volejboll

Më: 7 maj 2026 Në ora: 09:09
​Fer Volley kampion i Kosovës në volejboll

Fer Volley është shpallur kampion i Kosovës në volejboll në kategorinë e femrave në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, pasi në finalen e pestë dhe vendimtare mposhti Ferizajn me rezultat 3-1, duke fituar serinë finale me 3-2.

Ndeshja filloi më mirë për Ferizajin, ku fituan setin e parë 22/25, por Fer Volley reagoi menjëherë duke barazuar me një set të dytë të luftuar 25/23, derisa në vazhdim, kampionet në fuqi morën kontrollin e lojës, duke fituar setin e tretë 25/20 dhe duke ruajtur qetësinë në momentet vendimtare të setit të katërt për ta mbyllur 25/22.

Ndërkohë, Fer Volley kishte fituar ndeshjen e parë 3-1, kurse në të dytën Ferizaj barazoi me 3-2, ndërsa Fer Volley kaloi sërish në epërsi me 3-0 në të tretën. Ferizaj reagoi në të katërtën me 3-1 për të dërguar gjithçka në ndeshjen vendimtare, ku në fund triumfoi përvoja dhe stabiliteti i Fer Volleyt.

Kupën e kampionit e dorëzuan presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu, të cilën e pranoi kapitenja Gresa Raçi, derisa çmimin MVP e fitoi Daryna Onischenko, e cila e pranoi trofeun nga presidenti i FVK-së, Bahri Gjinovci

Kjo finale solli një rivalitet të jashtëzakonshëm mes dy skuadrave ferizajase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat