​Federata e volejbollit sjell një spanjoll në stafin teknik të kombëtares

Volejboll

​Federata e volejbollit sjell një spanjoll në stafin teknik të kombëtares

Më: 20 maj 2026 Në ora: 10:12
Shtabi Teknik i Kombëtares së Kosovës

Shtabi Teknik i Kombëtares së Kosovës të volejbollit në kuadër të vajzave është kompletuar me ardhjen e spanjollit Alberto Ruiz Rubio, ku do t’i bashkohet ekipit në kuadër të përgatitjeve për garat ndërkombëtare.

Alberto ka përvojë të madhe ndërkombëtare, në vitet e fundit ishte pjesë e ekipit të VfB Suhl LOTTO Thuringen, me të cilin u shpall kampion i Bundesligës Gjermane dhe fitues i Kupës së Gjermanisë.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për sfidat e ardhshme me synimin për paraqitje sa më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja A drejtohet nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, i cili tashmë krahas dyshes së bashkëpunëtorëve nga Kosova, Ylli Kadriu e Vlora Berisha, do ta ketë edhe spanjollin Rubio.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat