Habil Ajeti i bashkohet Kombëtares së Kosovës 

Volejboll

Habil Ajeti i bashkohet Kombëtares së Kosovës 

Më: 21 maj 2026 Në ora: 23:20
Bahri Gjinovci e Habil Ajeti

Pas një karriere 28-vjeçare në volejbollin aktiv, Habil Ajeti tashmë i është bashkuar shtabit teknik të Kombëtares A të meshkujve të Kosovës, duke sjellë eksperiencën, profesionalizmin dhe bagazhin e tij të pasur në shërbim të “Dardanëve”.

“Habil Ajeti do t’i bashkohet përzgjedhësit malazez Darko Prebiracevic dhe asistentit të tij Valon Mustafa, duke e bërë shtabin teknik të Kombëtares edhe më të fuqishëm me praninë e një emri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në volejbollin shqiptar.

Përvoja e tij nuk ndalet vetëm si lojtar. 

Ajeti për një periudhë ka qenë edhe ndihmës trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, ndërsa angazhimi i tij te Kombëtarja e Kosovës konsiderohet një asset i madh për zhvillimin dhe avancimin e ekipit kombëtar.

I njohur për cilësitë e tij si korrektor dhe lider në parket, Habil Ajeti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa prej klubeve më të njohura shqiptare dhe evropiane:
Shkëndija Tetovë
KEK-u
Mabetexi 
Drenica 
Rabotniçki Shkup 
Studenti Tiranë 
Pallavolo Lugano 
Shutova Kërçovë 
Luboteni Ferizaj 
Skënderbeu Kraishtë 

Me këto skuadra, ai u shpall kampion dhe fitues i Kupës në disa vende, duke ndërtuar një karrierë që frymëzoi gjenerata të tëra volejbollistësh shqiptarë.

Federata e Volejbollit e Kosovës e falënderon Habil Ajetin për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në volejboll dhe i uron shumë suksese në kapitullin e ri me Kombëtaren A të Kosovës”, ka bërë të ditur FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat