Të dielën, në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, u zhvilluan garat përfundimtare të Play-Off-it në konkurrencën e femrave U16, ku morën pjesë katër skuadrat më të mira të kampionatit: Vëllaznimi, Ferizaj, Kastrioti dhe Suti Sport.
Gjysmëfinalet sollën rivalitet dhe emocione të mëdha.
Vëllaznimi siguroi finalen pas fitores dramatike ndaj Kastriotit me rezultat 2:1, ndërsa Suti Sport triumfoi ndaj Ferizajt me rezultat të pastër 2:0.
Rezultatet
Gjysmëfinalet
Vëllaznimi – Kastrioti 2:1
(21:25, 25:21, 16:14)
Suti Sport – Ferizaj 2:0
(25:21, 25:22)
Finalja
Vëllaznimi – Suti Sport 3:2
(25:19, 20:25, 28:30, 25:12, 15:11)
Finalja dhuroi spektakël të vërtetë dhe pesë sete plot emocion, me Vëllaznimin që në fund arriti të triumfojë dhe të shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2025/2026 në kategorinë U16 për femra.
Medaljet dhe trofeun i prezantuan Emine Ramadani, nënkryetare e FVK-së dhe Gëzim Brahimi, anëtar i bordit.
“Federata e Volejbollit e Kosovës e uron Vëllaznimi për titullin kampion dhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse për paraqitjet dhe kontributin në zhvillimin e volejbollit të vajzave në Kosovë”, thuhet nga FVK.