Kosova nuk ia del me Shqipërinë

Volejboll

Kosova nuk ia del me Shqipërinë

Më: 31 maj 2026 Në ora: 23:30
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj u mposht me rezultat 3:0 nga Shqipëria në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në Palestrën Sportive “Farkë” në Tiranë.

Pavarësisht rezultatit, këto ndeshje kanë qenë tejet të vlefshme për stafin teknik dhe volejbollistët tanë, duke ofruar mundësi për testimin e skuadrës, fitimin e përvojës dhe ngritjen e formës në prag të sfidave zyrtare që na presin.

“Federata e Volejbollit e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për Federatën Shqiptare të Volejbollit për organizimin e këtyre ndeshjeve miqësore, bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë të treguar gjatë qëndrimit të ekipit tonë në Tiranë.
 

Bashkëpunimi ndërmjet dy federatave vazhdon të jetë një shembull i mirë për zhvillimin e volejbollit shqiptar dhe forcimin e lidhjeve sportive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat