Një sfidë e zorshme për volejbollistët tanë 

Volejboll

Një sfidë e zorshme për volejbollistët tanë 

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 14:01
Pamje nga ndeshja

Pas ndeshjes së parë në CEV European League 2026, Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës rikthehet sot në parket për sfidën e dytë të turneut të parë, ku përballë do të ketë nikoqirin, Letoninë.

Një sfidë e zorshme për volejbollistët tanë.

““Dardanët”, të udhëhequr nga përzgjedhësi Darko Prebiraqeviq dhe stafi i tij teknik, synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të tregojnë potencialin e tyre në arenën evropiane.

Ndeshja ndaj Letonisë paraqet një tjetër mundësi për ekipin tonë që të konfirmojë punën e bërë gjatë fazës përgatitore dhe të fitojë përvojë të çmuar në një kompeticion të nivelit të lartë”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat