Katër ekipet më të mira në gara për titullin e kampiones U-14

Volejboll

Katër ekipet më të mira në gara për titullin e kampiones U-14

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 23:43
Topi

Këtë të diel, më 14 qershor 2026, do të zhvillohet faza përfundimtare e Play-Off-it në konkurrencën e femrave U14, ku katër ekipet më të mira të kampionatit do të luftojnë për titullin e kampiones.

Në garën finale do të marrin pjesë ekipet: Prishtina F, Gjinoci 94, Kastrioti dhe Prishtina Elite.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, sipas këtij programi:

Gjysmëfinalet – E diel, 14 qershor 2026
 12:00 – Prishtina F - Gjinoci 94
13:00 – Prishtina Elite - Kastrioti

Finalja
14:00 – Fituesit e gjysmëfinaleve

Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen me dy sete të fituara, ndërsa finalja do të luhet me tri sete të fituara.

Një fundjavë e mbushur me volejboll dhe emocione pritet të sjellë kampionen e re të Kosovës në kategorinë U-14 për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat