Jona Berisha firmos me Trepçën: Do ta jap maksimumin

Volejboll

Jona Berisha firmos me Trepçën: Do ta jap maksimumin

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2026 Në ora: 20:50
Jona Berisha

Volejbollistja Jona Berisha ka arritur marrëveshje me klubin Trepça nga Mitrovica, që garon në Superligën B të Kosovës.

Berisha, e cila luan në pozitën e qendrës dhe është 185 centimetra e gjatë, shprehu kënaqësinë për transferimin e saj, duke premtuar angazhim maksimal për skuadrën.

“Jam e lumtur që do ta vesh fanellën e Trepçës.

Image

Pamje nga preazantim

Synimi im është të jap maksimumin dhe të arrijmë rezultate sa më të mira. 

Është nder dhe krenari të vesh fanellën e një klubi siç është Trepça”, tha Jona Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

Me këtë transferim, Trepça synon të përforcojë repartin e qendrës dhe të jetë sa më konkurruese në edicionin e ri të Superligës B të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat