Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll nis nesër aventurën në Kampionatin Ballkanik U17 për djem, që mbahet në Farkë të Shqipërisë.
Përfaqësuesja jonë, nën drejtimin e trajnerit Habil Ajeti dhe ndihmësve Arif Elezi dhe Naim Gucati, ka përmbyllur përgatitjet dhe është gati për sfidat ballkanike.
Dardanët e rinj e hapin kampionatin nesër, më 4 gusht 2026, nga ora 16:30 kundër Turqisë, që konsiderohet favorite kryesore për ta fituar trofeun.
Ndeshja e dytë në grup është më 6 gusht, po në orën 16:30, ndaj Bullgarisë.
Në varësi të rezultateve, Kosova U17 do të zhvillojë më 7 gusht edhe ndeshjen për plasmanin përfundimtar.
Federata e Volejbollit e Kosovës i ka uruar suksese Kombëtares U17 dhe stafit teknik në këtë paraqitje ndërkombëtare.