Kosova pëson humbje të thellë në “Taranto 2026”

Volejboll

Kosova pëson humbje të thellë në “Taranto 2026”

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

“Dardanët” janë mposhtur nga Egjipti me rezultat të pastër 3:0 në sete, përkatësisht 25-12, 25-19 dhe 25-17.

Egjipti e nisi më mirë takimin dhe dominoi plotësisht në setin e parë, të cilin e fitoi bindshëm 25-12.

Kosova reagoi në setin e dytë dhe pati një paraqitje më të mirë, duke qëndruar pranë kundërshtarit për një pjesë të mirë të setit. Megjithatë, algjerianët u shkëputën në fund dhe e fituan atë 25-19.

Edhe në setin e tretë, volejbollistët patën një start pozitiv, por nuk arritën ta ruanin ritmin. Egjipti mori sërish kontrollin e lojës dhe e mbylli setin me 25-17, duke siguruar fitoren 3-0.

Kjo ishte fitorja e parë e Egjiptit në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare, ndërsa Kosova mbetet pa fitore pas tri ndeshjeve.

“Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës kundër Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat