Të qara, ulërima dhe pamje tronditëse në mes të parketit!

Volejboll

Të qara, ulërima dhe pamje tronditëse në mes të parketit!

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 15:01
Dëmtimi horror i Georgia Angelopoulou

Çerekfinalja e kampionatit Europian të volejbollit për femra mes Greqisë dhe Serbisë u kthye në “arenë” lotimi dhe vuajte.

Ndërsa po luhej seti i dytë dhe topi ishte në fushën e grekeve, Georgia Angelopoulou në përpjekje për të pasuar drejt shoqeve, ra keq në parket.

Ulërimat e sportistes nga dhimbja e dëmtimit kumbuan në të gjithë stadiumin, ndërsa të dyja ekipet dhe arbitrat mbetën të shokuar.

Sipas mediave europiane, shkalla e dëmtimit është tepër e rëndë dhe nuk dihet nëse Angelopoulou do të luaj më si profesioniste.

Përsa i takon ndeshjes, Serbia fitoi 3:0 dhe ka siguruar prezencën në gjysmëfinale të kampionatit Europian të volejbollit për femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat