Italia dështon, Finlanda në gjysmëfinale  

Volejboll

Italia dështon, Finlanda në gjysmëfinale  

Nga: K.G. Më: 24 shtator 2026 Në ora: 00:03
Pamje nga ndeshja

Senzacioni më i madh i Kampionatit Evropian në volejboll! Italia nuk arriti ta përballojë Finlandën, e cila zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, dhe eliminohet nga turneu që në çerekfinale!

Italia, para rreth 8.000 shikuesve, humbi me rezultat 2:3 (25:21, 26:28, 16:25, 25:20, 13:15),. 

Finlanda do të përballet me Francën në gjysmëfinale, duke luftuar për një vend në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.
Para ndeshjes, Italia konsiderohej favorite e madhe.

Italianët janë kampionë bote nga viti i kaluar, ndërsa ky Kampionat Evropian po zhvillohet edhe në shtëpinë e tyre.

Për më tepër, Italia nuk kishte humbur asnjë ndeshje në turne deri në çerekfinale. Prandaj eliminimi nga Finlanda ishte një rezultat shumë i papritur.

Tre skuadra kishin siguruar më herët vendin në gjysmëfinale Polonia, Franca, Sllovenia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat