Finalja e madhe luhet sot, Polonia dhe Franca do të përballen për titullin evropian 

Volejboll

Finalja e madhe luhet sot, Polonia dhe Franca do të përballen për titullin evropian 

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 14:30
Franca

Në finalen e Kampionatit Evropian të volejbollit për meshkuj do të përsëritet finalja e fundit e Lojërave Olimpike. Polonia dhe Franca do të përballen për titullin evropian, ndërsa Sllovenia dhe Finlanda do të luajnë për medaljen e bronztë.

Finalja e Kampionatit Evropian do të luhet të shtunën në orën 21:00 në “Unipol Forum” në Milano. 

Përveç titullit evropian, ndeshja sjell edhe një mundësi për kualifikim direkt në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit 2028.

Polonia fitoi ndaj Sllovenisë në gjysmëfinale me 3:0 (25:23, 25:23, 25:18).

Një numër i madh tifozësh polakë mbushën tribunat në Milano dhe mbështetën ekipin e trajnerit Nikola Grbiq.

Trajneri i Polonisë, Nikola Grbiq, tha se fitorja 3:0 nuk do të thotë se ndeshja ishte e lehtë.

Ai theksoi se në çdo ndeshje ekziston presioni i rezultatit dhe falënderoi lojtarët e tij për përkushtimin.

Në gjysmëfinalen tjetër, Franca fitoi ndaj Finlandës 3:1 (25:17, 18:25, 25:18, 25:15).

Matthis Henno u shpreh shumë i lumtur për kualifikimin në finale, duke thënë se ky ishte objektivi i ekipit.

Theo Faure e di se finalja ndaj Polonisë do të jetë shumë e vështirë dhe theksoi rëndësinë e përqendrimit në çdo pikë.

Trajneri i Francës, Andrea Giani, do të luajë kështu në finalen e Kampionatit Evropian për herë të tretë me një kombëtare të ndryshme.

Më parë ai kishte arritur në finale me Slloveninë në vitin 2015 dhe me Gjermaninë në vitin 2017.

Giani tha se kualifikimi në finale ishte objektivi i parë i Francës në këtë EuroVolej. Sipas tij, ekipi duhet të rikuperohet dhe të gjejë energjinë e duhur për finalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat