Agron Kuka: Nora Gjakova sot e ka meritua të artën

Xhudo

Agron Kuka: Nora Gjakova sot e ka meritua të artën

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:04
Agron Kuka: Nora Gjakova sot e ka meritua të artën

Kosova në festë, dy medalje evropiane, Distria Krasniqi e artë në kategorinë – 48 kg dhe Nora Gjakova e bronztë në kategorinë - 57 kg në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Ky është sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Agron Kuka, president i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se ishte një ditë e madhe për shtetin e Kosovës.

Agron, a mendoni se Nora ishte pafat me gjysmëfinale, ku humbi pas një lufte maratonike, 11 minutash?

“Nora sot me performancën e saj më shumë se asnjëherë e ka meritua të artën por në gjysmëfinale u ndesh me vendasen Montero një garuese me super eksperiencë dhe gjyqtarët benë çmos qe asaj t’ia zgjasin mundësinë për ta fituar luftën e humbur dhe me këtë ta dekoncentrojnë Norën.

Megjithatë medalja e bronztë është sukses i jashtëzakonshëm drejt qëllimit kryesorë për ketë vit e që janë Lojërat Olimpike”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat