Cena dhe Gjakova mbesin pa medalje në Kampionatin Botëror

Xhudo

Cena dhe Gjakova mbesin pa medalje në Kampionatin Botëror

Më: 6 tetor 2026 Në ora: 12:33
Dardan Cena

Dy xhudistë u eliminuan nga Kampionati Botëror që po bahet në Baku të Azerbajxhanit.

Dardan Cena kaloi dy pengesa, por më pas u mposht nga italiani, Leonardo Valeriani.

Cena mposhti xhudistët, Joshua Green dhe Lasha Shavdatuashvili.

Kurse, Gjakova u mposht qysh në ndeshjen e parë ndaj Hidayat Heydarov.

Sot nuk do të ketë më garues nga Kosova. Kurse nesër lufton Laura Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat