Në Palestrën e Sporteve “Karagaç” në Pejë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Xhudos për Seniorë, U23 dhe gara ekipore të përziera, ku po marrin pjesë xhudistë nga vende të ndryshme të Ballkanit.
Në garat e këtij kampionati po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Moldavia, Turqia dhe Bullgaria.
Luftat preliminare tashmë kanë nisur, ndërsa ceremonia e hapjes do të mbahet në orën 15:30. Menjëherë pas saj, në orën 16:00, do të nisë edhe blloku final i garave.
Palestra “Karagaç” është kthyer në qendër të xhudos ballkanike, me sportistët që po luftojnë për medaljet dhe titujt e kampionatit.