Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj

Xhudo

Arba Hasanaj e pesta në Lojërat Olimpike për të Rinj

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 17:13
Trajneri Fatos Tabaku dhe Arba Hasanaj

Xhudistja e talentuar e Kosovës, Arba Hasanaj, zuri vendin e pestë në kategorinë deri në 78 kilogramë në Lojërat Olimpike për të Rinj, që po mbahen në Dakar.

Këtë sukses të xhudistes së re e ka vlerësuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka.

“Arba Hasanaj, 78 kg – vendi i pestë.

Garuesja jonë shënoi tri fitore ndaj kundërshtareve nga Porto Riko, Figueroa, Australisë, McHenry, dhe Nikaraguas, Espinosa, për të arritur deri te lufta për medalje, ku u përball me austriaken Woegerer.

Në luftën për medalje humbi pas një gabimi që në fillim të duelit.

Rezultat i mirë i Arbës”, - ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat