Përgjatë një jave stërvitore, Golemi ka mirëpritur xhudistë e xhudiste nga vende të ndryshme të botës, në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme.
“Në këtë kamp kanë marrë pjesë shtetet si Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Italia, Kroacia, Madagaskari, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja dhe Turqia.
Kampi është zhvilluar nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, së bashku me trajnerët Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi të cilët me përvojën dhe profesionalizmin e tyre po kontribuojnë në ngritjen e nivelit sportiv dhe përgatitjen sa më të mirë të garuesve.
Përtej stërvitjeve intensive, ky kamp përfaqëson një mundësi të mirë për shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimin e miqësive të reja përmes sportit të xhudos”, ka njoftuar FXHK.