Akil Gjakova mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudo

Akil Gjakova mbetet pa medalje në Grand Slamin e Abu Dhabit

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2026 Në ora: 15:48
Akil Gjakova

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, ka mbetur pa medalje në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjakova, në kategorinë deri në 73 kilogramë, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian.

Kështu, garuesi ynë nuk arriti ta kurorëzonte me medalje paraqitjen e tij në këtë garë, ndonëse luftoi për ta siguruar një vend në podium.

Megjithatë, Kosova largohet nga Abu Dhabi me një medalje të bronztë, të fituar nga Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ndërkohë, Dardan Cena ishte eliminuar që në raundin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Gjakova është renditur i pesti në Grand Slamin në Abu Dhabi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat