Xhudistja Arba Hasanaj, ka përfunduar garën në vendin e 5-të në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj, që po mbahen në Dakar të Senegalit.
Arba e nisi garën me fitore me Ippon ndaj garueses nga Puerto Riko, Lenishka Figueroa Cirino.
Pas humbjes në xhiron e dytë ndaj brazilianes Clarisse Vallim, ajo u rikthye, duke shënuar dy fitore, me Ippon ndaj Hannah McHenery nga Australia dhe me dy Ëazaari ndaj Ashly Herrera Espinoza nga Nikaragua.
Në luftën për medaljen e bronztë, Arba humbi nga austriakja Selina Ëoegerer, duke e përmbyllur garën në vendin e 5-të.
Arba në këtë garë u udhëhoq nga trajneri Fatos Tabaku”, ka shkruar në faqen e saj FXHK.