Xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova e ka nisur me sukses garën në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke i fituar dy përballjet e para.
Në rundin e parë, Gjakova triumfoi ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu, ndërsa në rundin e dytë ishte më i mirë edhe se ukrainasi Serhii Nebotov.
Tashmë, kosovari e pret një tjetër sfidë në rundin e tretë, ku do të përballet me Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE).
Akili synon të vazhdojë me fitore dhe të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të garës në Zagreb.