Kuka: Po vijnë ende garues me potencial të lartë 

Xhudo

Kuka: Po vijnë ende garues me potencial të lartë 

Nga: K.G. Më: 13 shtator 2026 Në ora: 11:12
Foto nga podiumi në European Hopes!

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se po vijnë ende garues me potencial të lartë.

Çfarë thotë Kuka për xhudistet dhe xhudistët e tij që garuan në Grand Slam Budapest? 

“Në ditën kur në vendin tim po protestohej për lirimin e krerëve të luftës, si shenjë që lufta jonë ishte e pastër dhe për liri, garuesit tonë nëpër beteja po luftonin për të dëshmuar se sa shumë e kemi merituar lirinë e fituar fal luftës çlirimtare të UÇK!
Garuesit tanë dje e pardje ishin në dy fronte!

Garuesit elitar në Grand Slam Budapest ku Laura ishte e 5 luftoj mirë dhe përshtypja ime është që po e rrit formën e saj në këtë cikël Olimpik, mori 350 pikë Olimpike.

Dardani fitoj dy lufta shënoj 160 pikë Olimpike.

Garuesit tjerë mbetën pa ndonjë gjurmë në këtë garë!

E në anën tjetër e ardhmja e ekipit në Split garoj në European Judo Hopes dhe ishin të mrekullueshëm.
Anuari i artë
Emira e artë 
Teuta e argjendtë

Norgena e Arti  mirë luftuan e sot garon edhe Alea me shpresë edhe për një medalje!

Përderisa Majlinda e Nora tashmë nuk garojnë ma e Distria është e lënduar kjo gjeneratë po tregon që po vijnë ende garues me potencial të lartë”, ka shkruar Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat