Pak ditë pasi shpalli kandidaturën për president, Teddy Riner humb një sponsor

Xhudo

Pak ditë pasi shpalli kandidaturën për president, Teddy Riner humb një sponsor

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 13:18
Pesë herë kampioni olimpik, Teddy Riner

Pesë herë kampioni olimpik, Teddy Riner, përfiton ende nga një mori kontratash për të drejtat e imazhit me marka të ndryshme.

Por vendimi i tij për të hyrë në arenën politike për zgjedhjet presidenciale (raundi i parë të dielën, më 18 prill) në Francë mund të ketë pasoja.

Kandidatura e xhudistit ka kapur në kundërkohë edhe sponsorët e tij, disa prej të cilëve ishin njoftuar zyrtarisht vetëm në orët e fundit.

“Saxo Bank”, në veçanti, e kishte përfshirë Rinerin në një grup prej nëntë atletësh për të përfaqësuar fushatën e saj “Be Invested”.

Tw vendosur përballë ndryshimit të qëndrimit nga ana e ambasadorit të saj, banka daneze u detyrua të rishikonte planet e saj.

“Ne kemi marrë parasysh njoftimin e Teddy Riner në lidhje me kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale franceze. Për të përmbushur rregulloret në fuqi, është rënë dakord reciprokisht për të pezulluar pjesëmarrjen e tij në fushatë”, deklaroi banka të enjten.

Pamjet reklamuese në faqen e saj të internetit janë përditësuar për të hequr praninë e Riner. E njëjta gjë do të bëhet edhe për paraqitjet fizike. “Prandaj, fushata jonë do të vazhdojë me 8 atletë në vend të 9”, shpjegon “Saxo Bank”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat