Delegacioni i nivelit të lartë nga Nigeria vizitoi Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë

Xhudo

Delegacioni i nivelit të lartë nga Nigeria vizitoi Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 18:56
Foto e përbashkët

Delegacioni i nivelit të lartë nga Nigeria sot vizitoi Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë, ku u prit nga selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, i cili e vlerësoi lart këtë vizitë.

“Delegacioni u njoh nga afër me rrugëtimin e kampioneve tona olimpike, që nga fëmijëria e deri në majat më të larta botërore dhe olimpike.

Interesimi i delegacionit ishte për bashkëpunim, përkatësisht që ekipi i tyre të vijë në Kosovë për të zhvilluar përgatitjet dhe stërvitjet.

“Delegacioni i nivelit të lartë nga Nigeria sot vizitoi Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë!

U njohën me rrugëtimin e kampioneve tona olimpike, prej fëmijërisë e deri në majat më të larta botërore e olimpike.

Interesimi i tyre është për bashkëpunim, gjegjësisht që ekipi i tyre të vijë të stërvitet në Kosovë!
Kosova, shembulli më i mirë se si ka ndërtuar kampionë të mëdhenj nga një grusht fëmijësh që u lindën në kohëra lufte!”,
ka njoftuar Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat