Java e xhudos 2026

Xhudo

Java e xhudos 2026

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Nga 22 deri më 28 tetor, Federata e Xhudos e Kosovës organizon Javën e Xhudos, me aktivitete në qytete të ndryshme të Kosovës, për ta afruar këtë sport me fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin.

“Xhudo është më shumë se sport.

Është respekt, guxim, sinqeritet, nder, modesti, vetëkontroll, miqësi dhe mirësjellje.

Tetë vlera që nuk mësohen vetëm në tatami, por na shoqërojnë edhe jashtë tij.

Gjatë kësaj jave: Xhudo në shkolla – Demonstrime dhe aktivitete me nxënës.

Dyert e Hapura | 26–30 tetor – Mundësi për ta provuar xhudon falas në klubet e xhudos në
mbarë Kosovën.

Xhudo për të gjithë – Aktivitete promovuese për fëmijë, të rinj dhe familje. 28 tetor | Dita Botërore e Xhudos – Promovimi i tetë vlerave të xhudos përmes kampionëve tanë.

Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, xhudo kosovare ka shkruar historinë me pesë medalje olimpike, 10 medalje botërore, 30 medalje evropiane dhe suksese të shumta ndërkombëtare”, ka njoftuar FXHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat