Kosova synon medalje në Emiratet e Bashkuara Arabe

Xhudo

Kosova synon medalje në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 16:41
Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Akil Gjakova

Kosova do të marrë pjesë me tre garues në turneun prestigjioz të xhudos Grand Slam, i cili do të mbahet nga 29 deri më 31 tetor në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Grand Slam Abu Dhabi do të mbledhë 374 garues, 221 meshkuj dhe 153 femra, nga 59 shtete e gjashtë kontinente. Kjo është një garë që çdo vit ndiqet nga shumë shikues”, ka bërë të ditur Federata e Xhudos e Kosovës (FXHK).

Kosova do të përfaqësohet nga Laura Fazliu, e cila do të garojë në kategorinë deri në 63 kilogramë (-63 kg), si dhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët do të garojnë në kategorinë deri në 73 kilogramë (-73 kg).

Tre garuesit tanë do të udhëhiqen nga trajneri Zymer Zeka, ndërsa synimi është që Kosova të vazhdojë traditën e sukseseve në arenën ndërkombëtare të xhudos dhe të luftojë për medalje në këtë turne prestigjioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat