Laura Fazliu ndalet

Xhudo

Laura Fazliu ndalet

Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:16
Laura Fazliu

(E plotësuar) – Xhudistja Laura Fazliu është ndalur në luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Laura përballë e kishte xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo. Dhe ende pa nisur mirë lufta, mongolezja realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon.

Laura Fazliu e ka nisur në mënyrë bindëse aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa në xhiron e parë ishte e lirë.

Në paraqitjen e saj të parë në këtë Botëror, Fazliu u përball me gjermanen Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti bindshëm.

Laura realizoi fillimisht “Yuko”, për të vazhduar më pas me një uazari dhe një tjetër “Yuko”, duke dominuar plotësisht luftën.

Pas këtij triumfi, Fazliu ka siguruar kalimin tutje dhe tani e pret një tjetër sfidë, ku do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat