(E plotësuar) - Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prixit të Zagrebit nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze.
Gjakova medaljen e bronztë në këtë garë e kërkon tani nëpërmjet repesazhit.
Akil Gjakova e ka shënuar edhe fitoren e katërt në Grand Prix në Zagreb.
Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kg e mposhti francezin Nathan Cadignan.
Tani Akili paraqitet në gjysmëfinale.
Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të Grand Prix Zagreb 2026!
Akili në xhiron e parë mposhti me Ippon, Lucian Bors Dumitrescu nga Romania.
Në xhiron e dytë mposhti me 1 Wazaari dhe 1 Yuko, Serhii Nebotov nga Ukraina.
Kurse në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon, Karim Abdulaev nga Emiratet e Bashkuara Arabe.🇦🇪
Në çerekfinale Akili ndeshet me Nathan Cadignan nga Franca.