(E plotësuar) - Xhudisti Akil Gjakova pësoi nga kampioni olimpik, Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit.
Akili tani kërkon të bronztën përmes repesazhit. I duhen dy fitore.
Akil Gjakova në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.
Në gjysmëfinale, Laura Fazliu ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.
Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura Fazliu e mposhti xhudisten që përfaqëson Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat dhe kualifikohet në gjysmëfinale.
Xhudisti Akil Gjakova dhe xhudistja Laura Fazliu startuan me fitore Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 73 kilogramë, Gjakova e mposhti xhudistin nga Izraeli, Ohad Moritz.
Laura Fazliu deri 63 kilogramë, e mposhti me Wazari xhudisten nga Portugalia, Joana Crisostomo.
Start i mirë për garuesit tanë.